11 Marsi i pranverës së kuqe në Vërri-Histori që u shkrua me gjak në luftën e lavdishme të UçK-së

Vërrini, kjo pikë e gjakut në gjeografinë e hartave të historisë së atdheut, është arena e të gjitha luftrave dhe përpjekjeve që i zhvilloi populli ynë në këto anë,gjatë shekullit që shkoi, kundër armikut dhe pushtuesit serbë.Kosova, që tani më kishte hyrë në vitin e dytë të vazhdimit të luftës qlirimtare kundër pushtuesit serbë, në trupin e sajë Vërrinin e kishte plotë përplotë plagë e gjakë nga luftrat që u zhvilluan verën e vjeshtën e vitit `98-të, pa djemtë më të mirë të atdheut, si:Remzi Ademaj, Xhevat Berisha, Selajdin Berisha,Asim Berisha, Shefqet Berisha, Bekim Berisha, Alajdin Berisha, Naip Berisha, Shahadin Berisha, Ibrahim Osmanaj,Nehat Berisha, Agim Shala, Besim Shala, Avdi Shala, Fatmir Berisha,Tamil Shala, Milaim Thaqi, Refki Shala,Fejsali Hoti, Astret Poniku, Arsim Poniku, Nesim Krasniqi, Hasim Maliqaj,Beamir Memaj, Ylber Fanaj, Albrim Fanaj, Nexhat Fanaj,Muhamet Shemsedini, Xhymret Shemsedini, Sabri Maliqi.., të cilët dhanë gjithqka nga vetvehtja për atdheun dhe lirinië.Gjakut të derdhur të dëshmorëve në Vërri, ju bashkohet edhe gjaku i shumë martirëve të kësaj ane, që në mesin e tyre kishte edhe fëmijë, pleq e plaka, që u flijuan në votrat e tyre shekullore;Asllan Berisha, Izair Berisha, Bajram Thaqi, Mursel Halilaj, Skender Mehmedaj, Ogush Kryeziu, Qazim Poniku,Kadishe Berisha, Mergjan Shala,Myrvete Shala, Fatime Shala, Hate Shala, Xhemil Krasniqi, voglushi Arlind Kryeziu dhe Idriz Krasniqi. Por kullat e Vërrinit nuk ishin mposhtur, prapë tymonin oxhaqet, prapë tymonin votrat, prapë frymonte jeta edhe gjatë dimrit të ashpër të sharrit, dimrit të luftës e të rimëkëmbjes për ta marrë fuqinë për luftrat e reja, për pranverën e kuqe të Kosovës.



Lufta po vazhdonë

Syrin e pranverës e paralajmëronin luleborët që po sa kishin filluar ti hapnin fletët për ta thithur ngrohtësin e rrezeve të diellit.Ndërsa kthimi e luftëtarëve të lirisë (njësisë speciale) në Vërri, paralajmëron shpresën se atdheu ka djem që i dalin zotë përherë, në udhëtimin drejtë dritës.Pra, me urdhër të komandës së zonës operative të Pashtrikut (kom. Drinit) dhe komandës së brigadës 125 të UçK-së (kom. Nehat Basha), nga Retia më datën 3 marsë, në drejtim të Vërrinit, u nisë njësia speciale e udhëhequr nga komandant Samidin Xhezairi – Hoxha, për të arritur më 4 marsë në Gjeq (Jeshkovë), pra në zonat më të dëmtuara nga betejat e më parshme.Me vendosjen e luftëtarëve të lirisë në këtë fshatë, nga familja e vetme që ishte, ishte kërkuar që të largohej nga fshati, sepse aty pritej një luftë e ashpër me okupatorin serbë,ndërsa këtë situatë vazhdimishtë e vëzhgonte edhe misioni i OSBE-së me seli në Prizren.Ishte pra ky fillimi i riorganizimit të UçK-së në këto anë, pas shumë betejave të përgjakshme që ishin zhvilluar më herët dhe pas rënjes së shumë udhëheqësve dhe luftëtarëve të UçK-së në Vërri gjatë shtatorit të `98-tës.Oxhaqet e kullave të pa thyeshme i pritën krahëhapur djalërinë militante të pushkëtarëve të lirisë me luleborët e para të syrit të pranverës së Vërrinit.Dhe orët e historishme po rridhnin, bashkë me vrullin e lumenjëve nga bora e sharrit.

Beteja

Mëngjezi i 11 marsit, sapo kishte aguar, tufat e borës së dimrit Vërrinas, shkëlqenin në dritën e diellit që sapo i kishte lëshuar rrezet për ti ngrohur filizat e pranverës që po fillonte. Ndërsa dita për luftëtarët e lirisë, majën e djalërisë shqiptare, po fillonte jo vetëm me përditshmërinë e rregullit ushtarak, por edhe me lajmin e Valbona Shalës (zana e maleve të Vërrinit), se njësiti i motorizuar serbë ka depërtuar në fshatin Hoqë e qytetit dhe është pozicionuar në drejtim të Jeshkovës.Ndërsa luftëtarët e lirisë të vendosur në luftën për qlirimin e atdheut, ngjeshën armët dhe morën pozicionet për fillimin e luftës kundër armikut shekullor serbë.Lufta tani më kishte filluar, granatat serbe që binin pa ndërprerë nga të gjitha drejtimet, për luftëtarët e lirisë ishin sinjalë se këmbësoria armike po afrohej, prandaj për qdo momentë pritej fillimi i luftës ballë për ballë me armikun.Gjat kohës derisa forcat armike po granatonin, plagë të rënda merrë luftëtari i lirisë Ymredin Qengaj (baca Dinë).Granatimet serbe të njësitit tankist vinin nga drejtimi i fshatit Hoqë e qytetit, ndërsa me Praga gjuhej nga Shtavat, ndërsa me minahedhës të kalibrit 80 dhe 120 mm, nga drejtimi i Malësis së Vërrinit (ish Lybeqevë) dhe Kushtrimi (ish Billushë)Dhe po ashtu siq ishte parashikuar nga komandant Samidin Xhezairi, se armiku gjatë granatimeve, e shfrytëzonë mundësinë për të u afruar pozicioneve të ushtarëve të UçK-së, ashtu edhe kishte ndodhur.Ushtria armike tani më ishte afruar Jeshkovës, lufta që zhvillohej ishte tepër e ashpër, luftë për jetë a vdekje.Por luftëtarët e lirisë ishin të pathyeshëm, në mbrojtje të pozicioneve dhe të fshatit. Forcat të armikut serbë që kapnin numrin 3800 ushtarë dhe 270 mjete të motorizuara të angazhuara në këtë sulmë, u përballonin 51 luftëtarë të njësisë speciale të Ushtris çlirimtare të Kosovës, të armatosura kryesishtë me armatim të lehtë.Luftë zhvillohej nga të gjitha anët që e rrethonin Gjeq-in(ish Jeshkovën) dhe gjatë kësaj lufte ushtarët e njësisë speciale dëshmuan trimëri, guxim dhe vendosmëri të pa shoqe në luftë kundër okupatorit, duke i sjellë edhe atijë humbje të mëdha ushtarake. Dhe derisa po zhvillohej luftë shumë e ashpër në Gjeq (ish Jeshkovë), në mes të ushtarëve të njësisë speciale të UçK-së dhe armikut serbë,popullata civile e fshatrave Malësi e Vërrinit, e Kushtrimit dhe e Hoqës së qytetit, mbahej në rrethim të plotë nga ushtria dhe policia serbe.Duke u kthyer gjithmonë në vijën e luftës, por në pa mundësi për ta përshkruar të gjithë luftën e 11 marsit `99, në Gjeq, lufta kishte vazhduar deri në orët e mbrëmjes, për të vazhduar më pastajë edhe në orët e vona të natës.Në këtë luftë të pabarabartë numerikishtë dhe ushtarakishtë, në altarin e lirisë, në fushën e nderit, atje ku përherë thërret atdheu, sa herë që rrezikohet liria, bien:Ymreidin Qengaj(1959), Alajdin Xhezairi(1974). Bashkim Sukaj (1979), Hajdar Shala (1977), Feriz Susuri(1969), Hamit Thaqi (1970), Tahir Gashi (1977)Hysen Rexhepi(1973), Skender Latifi(1970).
Nëntë lulet e pranverës së kuqe të 11 marsit 1999, në Vërri

Ishin pra këta djem trima të zgjedhur të atdheut, që idealin e lirisë dhe luftën për të, e kishin të qelikosur në shpirtë ndër brezni, prandajë ora e madhe kombëtare i gjeti me pushkë në dorë, duke i dalë zotë Kosovës për të ja sjellë dritën – lirinë.Dhe liria i thirri edhe në Vërrinin e betejave të lavdishme të luftës së UçK-së, për ta vazhduar amanetin e komandat; Petritit, Xhevatit, Selajdinit e sa, e sa luftëtarëve, që i dha atdheu.Varrimi i nëntë luftëtarëve të lirisë u bë në Pagarushë me nderime të larta ushtarake, ndërsa ceremoninë mortore për dëshmorët e Vërrinit e patë hapur drejtori i drejtoris civile-publike të zonës së Pashtrikut;Dr.Sabaudin Cena, ndërsa fjalën përmortore e patë mbajtur Sadik Halitjaha, ndërsa kujtime për dëshmorët evokoi bashkëluftëtari i tyre; Basha, fjalët e cilit do ti kujtojmë;Si mundë ta harrojmë trimërin e komandant Hysenit, pastaj trimërin e komandant Ilirit, apo zërin e bukur karshi trimërisë të Feriz Susurit, kur me qifteli këndonte këngë për trimëri.E si mundë ta harrojmë trimin Tahir Gashi, atijë trimi të pa shoqë, apo si mundë të harrohet burrëria, urtësia e njeriut plot elan për liri e Hamit Thaqit, trimi Skender, baci Din-Alajdini. Telegramë ngushllimi patë dërguar komandanti i Sh.P. të UçK-së;Sylejman Selimi.Ndërsa njësia e nderit nën komandën e komandant Bashës, gjuajti tri herë të shtëna nderi në shenjë nderimi për dëshmorët e Vërrinit.Por beteja e Jeshkovës më 11 mars, nuk kishte përfunduar me rënjen e këtyre nëntë luftëtarëve të lirisë, po atë ditë pa gjurmë u zhdukën;Ymer Shala nga Jeshkova (plisbardhi i Vërrinit), Nuridin Shala, Ilmi Shala, Shahadin Gashi nga Kushtrimi, Regjep Buduri dhe Femi Shala nga Hoqa e qytetit, Musli Gashi nga Hatmagja, Faik Begaj nga Banja e Malishevës, Besnik Kastrati nga Dushanova, ndërsa në Malsi të Vërrinit, Bali Avdaj dhe Shemsedin Shala nga Kushtendili.


Deri në fitore

Amanetin duhet vazhduar, ora e historisë s`duhet ndalur, bjeshkëve të Koretnikut po i rivinin djemt Vërrinit, zjarri i luftës ndezur duhej mbajtuar, deri në fitore.Vërrinit po i rikthehej luftëtari i pa epur i lirisë Zafir Berisha me shokë, për ta rivazhduar luftën,amanetin e shokëve, së bashku me Samidin Xhezairin-Hoxhën, kundër okupatorit serbë, deri në fitore.Data shënonte 14/15 marsin, në kalendarë, Vërrini ende po i numronte plagët e betejës të sapopërfunduar.Dhe ditët që do të rrjedhin, bashkë me betejat e njëpasnjëshme, do të jenë edhe më të përgjakshme, por kësaj radhe armiku serbë e mori goditjen e fundit, për tu larguar përfundimishtë nga Kosova.



Liria

Dhe, 12 qershori `99 në tokën e Arbërit e solli diellin e shumëpritur – lirinë, e solli gjaku i djemve dhe vajzave, më të mirë të atdheut, bijtë më të mirë të orës së madhe kombëtare, ushtarët e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës dhe alenca e Nato-s.



shkruar nga Gëzim Ajgeraj